BOTA LAJME SLIDER 1 SPORT Sport Bota

Itali, vritet me plumb në kokë “Diabolik”, lideri i tifozëve të Lacios

Fabrizio Piscitelli, lideri i tifozëve të Lacios, i njohur me nofkën “Diabolik”, është vrarë me një plumb në kokë dhe dyshohet se autore është mafia shqiptare. Krimi ka ndodhur në orët e paradites në lagjen Tuscolana, në Parco degli Acquedotti, në Romë.

Lideri i tifozëve të Lacios njihej gjithashtu edhe si shpërndarës droge dhe pikërisht kjo është edhe pista në të cilën po hetojnë autoritetet italiane.

Mediat italiane bëjnë të ditur se një dëshmitar ka rrëfyer se autori i është afruar “Diabolik” dhe e ka qëlluar me plumb në kokë. Ai ka qenë i veshur si vrapues dhe është zhdukur mes njerëzve që ndodheshin në park, duke humbur gjurmët. Sipas mediave italiane, është përjashtuar një hakmarrje në botën e futbollit.

admin

Shto nje Koment

Klikoni këtu për të postuar një koment