Ballina LAJME Itali, vdes tragjikisht në vendin e punës, shqiptari lë pas 4 fëmijë

Itali, vdes tragjikisht në vendin e punës, shqiptari lë pas 4 fëmijë

Një shqiptar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. Ngjarja ka ndodhur teksa ai punonte në Val Cavargna të provincës së Komos. Shqiptari i identifikuar si Zyber Curri, baba i katër femijëve ka rënë nga një lartësi prej dy metra e gjysmë në një gropë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia italiane është duke hetuar për shkaqet e kësaj tragjedie në punë, ndërkohë që prokurori i Comos ka hapur hetim për ngjarjen.

Curri la pas gruan dhe 4 femijët, ndërkohë që familja e 48 vjeçarit udhëtoi në Itali gjatë periudhës së luftës në Kosovë.