Ballina Aktualitet Itali, vdes në aksident i riu shqiptar dhe miku i tij

Itali, vdes në aksident i riu shqiptar dhe miku i tij

Një aksident automobilistik i mori jetën një djali të ri shqiptar, vetëm 21 vjeç dhe mikut të tij  italian 24 vjeç.

Aksidenti është shënuar pasditen e të dielës, 10 mars në Pesaro të Italisë.

Makina  në të cilën udhëtonin dy miqtë, Audi A 4  është përplasur me një makinë tjetër Hyundai. Mjeti drejtohej nga Giuseppe Troisi, 24 vjeç i cili humbi jetën në vendin e aksidentit, ndërkohë në sediljen e pasme ka qenë i ulur Juendi Xhani.   Dy vajzat që udhëtonin me djemtë në makinë janë plagosur rëndë.

Hyundai drejtohej nga një burrë 71 vjeçar dhe kishte në bord një fëmijë 8 vjeç që janë lënduar lehtë.

Trafiku rrugor u bllokua për disa orë ndërsa policia nisi  hetimet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.