Ballina Sociale Itali, ulet numri i studentëve shqiptarë

Itali, ulet numri i studentëve shqiptarë

Universitetet evropiane njihen prej kohësh për aftësitë e tyre dhe traditën e mësimdhënies.

Në renditjet ndërkombëtare ato janë në krye të klasifikimit për sa i përket cilësisë së edukimit dhe kërkimit shkencor. Studentët shqiptarë që kanë zgjedhur të studiojnë në universitetet në vendet e BE-së dhe kandidatet për t’u anëtarësuar në 2016-n janë afërsisht 15500 sipas Eurostat.

Por sipas raporteve të fundit, në krahasim me një vit më parë sipas të dhënave të publikuara, numri i studenteve shqiptarë në BE ka rënë me gati 1000 studentë.

Italia ka numrin më të madh të studentëve shqiptarë, ku në 2016-n sipas të dhënave të Eurostat studionin rreth 10,724 studentë shqiptare në universitetet italiane.