Itali, u mbyt në liqenin e Komos, gjendet trupi i pajetë i futbollistes shqiptare

49

Është gjetur trupi i pajetë i futbollistet shqiptare që u mbyt në liqenin e Komos, në Itali. Florjana Ismaili, kapitenia e kombëtares zvicerane të futbollit për femra, është gjetur në një thellësi prej 204 metra, në liqenin e Komos.

Pas tre ditësh kërkimi, trupi i 24-vjeçares u gjet falë ndihmës së robotëve nënujorë vetëm pak metra larg vendit të zhdukjes.

Tragjedia ndodhi ditën e shtunë, më 29 qershor, kur 24-vjeçarja shqiptare, së bashku me një mikeshën e saj, kishin marrë me qira një barkë turistike për të lundruar në liqen. Disa dhjetëra metra larg bregut, dy mikeshat janë zhytur për t’u larë, por Florjana u zhduk nën ujë.

Florjana Isamili ka lindur në Zvicër dhe është vajza e një familje kosovare.