Ballina RAJONI Itali, tre shqiptarë në pranga, u kapën me kokainë dhe kanabis

Itali, tre shqiptarë në pranga, u kapën me kokainë dhe kanabis

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit në Ragusa, në Itali, pasi u kapën me 50 kg kanabis dhe rreth 1 kg kokainë. Një nga shqiptarët e arrestuar mësohet se ishte shpallur në kërkim, pasi më herët ishte dënuar nga drejtësia italiane me 3 vjet burg për disa krime të kryera në provincën e Romës.

Për t’iu shmangur kontrolleve dhe arrestimit, ai kishte në përdorim një kartë identiteti greke të falsifikuar.