Ballina LAJME Itali, tre shqiptarë në pranga, shpërndanin lëndë narkotike

Itali, tre shqiptarë në pranga, shpërndanin lëndë narkotike

Policia e Riminit, në Itali, ka vënë në pranga tre shtetas shqiptarë të moshave nga 26 vjeç deri 29 vjeç nën akuzën e zotërimit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Të ndaluarit jetonin në shtëpi me qira, ku edhe zhvillonin aktivitetin e tyre kriminal.

Mediat italiane raportojnë se gjatë kontrolleve në banesat e tyre, forcat policore kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme parash dhe pajisje të ndryshme elektronike, kryesisht kompjutera dhe televizorë, që ata i merrnin në këmbim të parave për shitjen e lëndës narkotike.

Identiteti i të arrestuarëve nuk është bërë ende i ditur, ndërkohë që vijojnë hetimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.