Ballina Aktualitet Itali, transportonin drogë nga Hollanda, arrestohen 9 shqiptarë

Itali, transportonin drogë nga Hollanda, arrestohen 9 shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar 9 shqiptarë gjatë operacionit të quajtur “Braveheart”. Shqiptarët, së bashku me 11 persona të tjerë, ishin pjesë e grupit kriminal që transportonte drogë nga Holanda.

Ata realizonin komunikimin me njëri-tjetrin me anë të telefonave celularë me numra të koduar dhe importonin kokainë me disa makina, të cilat ishin të pajisura me lokalizues GPS. Hetimi ka filluar në vitin 2015.

“Lënda narkotike ishte shumë e pastër, deri në 92%”, – është shprehur prokurori i Milanos, Luigi Luzi. Kokaina e prodhuar në Amerikën Jugore, dërgohej drejt Amsterdamit dhe nga aty transportohej me kamion drejt Italisë.

Trafikantët ishin banues në Milano, Breshia, Bergamo dhe në periferi të këtyre tre qyteteve.