Ballina Aktualitet Itali, tragjedi në një disko, gjashtë të vdekur dhe mbi 100 të...

Itali, tragjedi në një disko, gjashtë të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

Një tragjedi ka ndodhur në një disko në Akona të Italisë pak pas mesnatës së të premtes.
Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi u shtypën nga turma të mëdha njerëzish që po vraponin të dilnin nga klubi i natës.
Nga informacionet paraprake raportohet se njerëzit kanë nisur të dalin me vrap nga disko pasi u hodh një spray në ajër.

12 të rinj raportohet të jenë në gjendje të rëndë për jetën.
Tragjedia ndodhi rreth orës 01:00 në klubin e natës ‘Lanterna azzurra’ në Corinaldo, Madonna del Piano.

Viktima të tragjedisë ishin 5 djem të mitur dhe një nënë, e cila shkoi në disko për të shoqëruar vajzën e saj, raporton ANSA. Në disko mendohet se ishin rreth 1 mijë persona dhe pritej të fillonte koncerti i Sphere Ebbasta.

Të plagosurit thonë se dalja e emergjencës ishte e mbyllur.
“Ne po kërcenim dhe po prisnim të fillonte koncerti i Sphere Ebbasta, kur ndjemë një erë. Vrapuam për tek daljet e emergjencës por i gjetëm të mbyllura,”-raportoi një 16-vjeçar, që u plagos nga turma. “Njëri vdiq pasi u shtyp nga të gjithë.”
Adoleshenti u transportua së bashku me të dashurën e tij, të të njëjtës moshë, në spitalin Torrette di Ancona
Policia po heton ngjarjen.