Ballina BOTA Itali, trafikonin drogë nga Shqipëria, Sllovenia, Hollanda, 20 të arrestuar

Itali, trafikonin drogë nga Shqipëria, Sllovenia, Hollanda, 20 të arrestuar

Policia italiane ka shkatërruar një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e drogës në territorin e rajonit të Puglias.
Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm (30 nëntor) dhe në pranga kanë rënë 20 persona, shumica prej të cilëve shqiptarë.

Operacioni i përbashkët i trupave të antidrogës u ekzekutua në provincat e Chietit, Genovas, Campobassos e Foggias.
Të arrestuarit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në krim të organizuar.

Droga trafikohej nga Shqipëria, Hollanda e Sllovenia. Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, një udhëkryq i njohur i trafikut të drogës.
Operacioni është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Aquilas e nën hetimin e Antimafias Italiane.

Operacioni i koduar “Evelin” ka vënë hetim dhe 37 persona të tjerë, italianë rumunë e shqiptarë, ndaj të cilëve është ushtruar kontroll në banesa.