Itali/Tmerrohen pushuesit, dy persona qëllojnë me armë drejt një shqiptari

101

Një ngjarje ka tronditur bregdetin e Torvaianica, në Itali.

Dy persona kanë qëlluar me armë një shqiptar mes të turmës së pushuesve.

Policia italiane, ka deklaruar se dy burra të maskuar mbërritën pranë plazhit rreth orës 10:30 të paradites së sotme, me një motoçiklete.

Njëri hyri në plazh dhe gjuajti drejt një shqiptari.

I plagosuri, në gjendje të rëndë, u dërgua menjëherë me helikopter në spitalin San Camillo në Romë.

Dyshohet se krimi mund të ketë lidhje me hakmarrjen, mes grupeve rivale të përfshira në aktivitete kriminale.