Ballina RAJONI Itali, tërmeti godet Siçilinë pas shpërthimit në vullkanin më aktiv të Evropës

Itali, tërmeti godet Siçilinë pas shpërthimit në vullkanin më aktiv të Evropës

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë goditi sot një zonë pranë malit Etna të Italisë.

Tërmeti u regjistrua dy ditë pas shpërthimit të vullkanit Etna, i cilësuar si më aktivi i Evropës, i cili dërgoi një kolonë të madhe hiri në qiell dhe shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroportit të Catania në bregun lindor të Sicilisë.

Tërmeti goditi 03.19 CET pranë komunës së Viagrande, rreth 20 kilometra në jug të vullkanit më të lartë të Evropës, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV).

Gazeta Corriere raportoi se 10 persona ishin lënduar, ndërsa zjarrfikësit italianë treguan se gjithashtu ndërtesat dhe rrugët kishin pësuar dëme.

Një pjesë e autostradës A18 Catania-Messina është mbyllur për të riparuar dëmet nga tërmeti, por Aeroporti i Catania tha se fluturimet nuk ishin të kufizuara por mund të ketë ende vonesa dhe shqetësime.