Ballina LAJME Itali, tentoi të grabiste një makinë me kaçavidë, bie në pranga shqiptari

Itali, tentoi të grabiste një makinë me kaçavidë, bie në pranga shqiptari

Mediat italianë bëjnë të ditur se karabinierët në Aprilia gjatë natës teksa patrullonin në rrugën kanë arrestuar një shqiptar që tentonte të grabiste një automjet të parkuar.

Shtetasi shqiptar i arrestuar është Besnik G. 37 vjeç, i cili nuk jetonte në Itali me dokumente të rregullta.

Besnik G. është pikasur rreth orës 3:30 teksa tentonte të hapte një makinë të parkuar me kaçavidë.

Forcat e rendit  thotë se shqiptari bëri rezistencë dhe u përlesh me efektivët, por pavarësisht kësaj ata mundën ta arrestojnë.

Besnik G. është shoqëruar drejt burgut të Latinës, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, siç bëjnë me dije mediat italiane.