Ballina LAJME Itali, studenti kosovar fiton konkursin e arkitekturës Collective Living Challenge 2019

Itali, studenti kosovar fiton konkursin e arkitekturës Collective Living Challenge 2019

Studenti kosovar Rron Bexheti dhe dy bashkëmoshatarët e tij, që të tre nga Universiteti i Lundit në Suedi, janë shpallur fitues të konkursit ndërkombëtar të arkitekturës Collective Living Challenge 2019, konkurs ky i zhvilluar në Romë.

Gjatë vitit 2018, me mijëra persona protestuan në rrugët e kryeqytetit italian ndaj mungesës së politikave të strehimit dhe, për të përballuar pikërisht këtë krizë, në Romë u organizua konkursi ndërkombëtar Sfida e Jetesës Kolektive 2019, i cili ftoi arkitektë, projektues, studentë e universitete nga e gjithë bota për të realizuar projektin më të mirë për konceptin e një bashkëjetese të përballueshme.

Fituesi i këtij konkursi arkitekture u shpall projekti i Universitetit të Lundit, në Suedi, me firmën e tre studentëve të arkitekturës, kosovarin Rron Bexheti, Karin Frykholm dhe Lisa Fransson.