Ballina Aktualitet Itali, statistikat raportojnë mbi 27 mijë shqiptarë me nënshtetësi italiane brenda një...

Itali, statistikat raportojnë mbi 27 mijë shqiptarë me nënshtetësi italiane brenda një viti

Instituti Kombëtar Italian i statistikave sapo ka publikuar të dhënat e fundit mbi praninë e emigrantëve jo komunitarë në territorin italian nga 1 janari 2017 deri më 1 janar 2018.

Gjatë vitit të fundit janë 27 112 emigrantë shqiptarë që kanë marrë nënshtetësinë italiane dhe sipas raportit mësohet se emigrantët me kombësi shqiptare në Itali janë aktualisht 430 340 dhe renditen të dytit, pas atyre marokenë që janë 443 147.

Motivi kryesor i marrjes së nënshtetësisë italiane është për të drejtë rezidence me të paktën 10 vjet me leje të rregulltë qëndrimi në Itali.