Ballina BOTA Itali, shtatë në 10 persona blejnë produkte false për Krishtlindje

Itali, shtatë në 10 persona blejnë produkte false për Krishtlindje

Shtatë nga 10 persona blejnë dhurata të falsifikuara për Krishtlindje, pa dijeninë e tyre, sipas një sondazhi të kryer nga kompania MarkMonitor me 2 600 konsumatorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Gjermani, Francë dhe Itali.

Një në tre konsumatorë (30%) shpjegoi se ka blerë një produkt të rreme dhe 68% e këtyre produkteve të falsifikuara janë blerë si dhurata për Krishtlindje.

Sondazhi tregon se si frika nga mashtrimet në internet është gjithmonë e pranishme.
Rreth 46% e tyre janë të shqetësuar për të përdorur kartën e kreditit në internet dhe 53% thanë se nuk do të blinin më nëpërmjet rrjeteve sociale.

Së fundi, rezultatet e hulumtimit tregojnë se, edhe pse jo të gjitha blerjet e Krishtlindjeve janë bërë online, konsumatorët shpenzojnë pjesën më të madhe të parave të tyre në treg (37%) dhe në faqet zyrtare të internetit të markave (17%).
Ndërsa 38% shpenzojnë shumicën e buxhetit të tyre të dhurata të Krishtlindjeve në dyqanet fizike.

Sidoqoftë, ata janë ende viktima të falsifikimeve dhe të mashtrimeve në blerjen e produkteve të rreme.