Ballina BOTA Itali, shqiptari plagoset me armë, ndodhet në gjendje të rëndë

Itali, shqiptari plagoset me armë, ndodhet në gjendje të rëndë

Ai mbërriti në urgjencë në spitalin Moscati të Aversas me një plumb në bark. Bëhet fjalë për një 25-vjeçar shqiptar, rezident në Frignano, që natën e kaluar është plagosur me një plumb në bark, ndoshta në kulmin e një sherri.

Policia ende nuk ka arritur në përfundime dhe nuk ka qartësuar rrethanat e ngjarjes. 25-vjeçari është futur menjëherë në sallën e operacionin ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale shumë delikate.

Policia në Komisariatin e Aversas po heton për zbardhjen e krimit duke mbledhur edhe dëshmitë e personave që mund të kenë qenë të pranishëm në kohën e ngjarjes. Ndërkohë gjendja e të riut shqiptar sipas mjekëve është ende shumë e rëndë. Mediat italiane shkruajnë se dyshimet e para të policisë janë për larje hesapesh por mbetet ende për t’u hetuar.