Itali, shqiptari kthen në skllave një vajzë dhe e përdor si prostitutë, ndërhyn policia

47

Një shqiptar është ndaluar nga policia italiane në Caserta pasi detyronte një vajzë të prostituohej.

Shqiptari, me precedentë penalë e kishte blerë viktimën nga një person dhe e detyronte atë nëpërmjet dhunës të dilte në rrugë e të shiste trupin.

Vajza, kombësia e së cilës nuk bëhet e ditur u gjend në kushtet e mbijetesës në apartamentin e shqiptarit ku qëndronte madje edhe ditë pa ngrënë. Asaj i ishte caktuar vendi ku duhet të dilte për prostitucion dhe i jepeshin prezervativë me vete.

Tashmë agresorit të saj do t’i duhet të përballet me drejtësinë!