Ballina Aktualitet Itali, shqiptarët kapen me çanta me drogë

Itali, shqiptarët kapen me çanta me drogë

Tre shtetas shqiptarë 49, 28 e 22 vjeç janë arrestuar gjatë natës së shkuar në qytetin e Romës në Itali me akuzën e trafikimit të lëndës narkotike tip marijuanë.

Gjatë një kontrolli në një pikë nisje të autobusëve u gjetën të fshehur në çantat e tyre rreth 23 kg marijuanë të konfeksionuara në disa pako.

Gjatë kontrollit të bërë më pas në banesa në lagjen Alessandrino të Romës, janë gjetur 23 gramë kokainë e 3250 euro cash.