Ballina Aktualitet Itali, Shqipëria merr kryesinë e radhës së OSBE për vitin 2020

Itali, Shqipëria merr kryesinë e radhës së OSBE për vitin 2020

Është miratuar së fundmi kandidatura e Shqipërisë për kryesinë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga viti 2020, pasi nga 1 janari 2019 Shqipëria bëhet pjesë e Trojkës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryesuesja aktuale e OSBE-së, Italia përmes një postimi në “Twitter”. Shqipëria ishte kandidatura me potencialet më të mëdha për të marrë kryesimin e OSBE-së në 2020.

OSBE u krijua gjatë Luftës së Ftohtë, si një forum për dialog mes Lindjes dhe Perëndimit. Ajo sot vepron në tri fusha: ushtarako-politike, ekonomike-ekologjike dhe njerëzore. Ajo ka selinë në Vjenë dhe mbledh 57 shtete anëtare nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut, të cilat së bashku përbëjnë pjesën më të madhe të hemisferës veriore.