Ballina RAJONI Itali, shpresa për arritjen e marrëveshjes me BE

Itali, shpresa për arritjen e marrëveshjes me BE

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte beson se vendi i tij nuk do të përballet me masa ndëshkuese. Pas takimit me Komisionerin e BE, Jean-Claude Juncker ai u shpreh optimist për arritjen e marrëveshjes.

Përkundër shkeljeve të rregullave të Eurozonës, Italia shpreson se nuk do të përballet me masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Kështu u shpreh kryeministri i Italisë Giuseppe Conte, pas një takimi në Bruksel me Presidentin e Komisionit të BE, Jean-Claude Juncker. Conte u shpreh i bindur se negociatat me BE do të sjellin rezultate pozitive dhe se do të evitohet procedura e ndëshkimit kundër Italisë.

Por ende mbetet e paqartë se çfarë lëshimesh mund të bëjë Italia për të evituar këtë procedurë. Conte tha se ai nuk është për largimin e vendit nga rruga e reformave. Por ai ka theksuar disa herë më parë se nuk mund të bëhet fjalë për heqjen dorë nga kornizat e projektbuxhetit të propozuar në Itali, të cilin e ka kundërshtuar Brukseli.