Ballina RAJONI Itali, shkatërrohet rrjeti i drogës

Itali, shkatërrohet rrjeti i drogës

Policia italiane ka zbuluar sot një grup që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike.

Grupi i përbërë nga 10 persona, një shqiptar, dy italianë dhe shtatë marokenë. Shqiptari merrej me gjetjen e klientelës, ndërsa  njëri nga marokenët e mbante të fshehur më shumë se gjysmë kg kokainë me vlerën e 50 mijë eurove dhe gjysmë kilogramë hashash.

Grupi shiste lëndët narkotike kryesisht në Fano dhe në Fossombrone.