Ballina BOTA Itali, shkatërrohet grupi i trafikantëve, midis tyre edhe shqiptarë

Itali, shkatërrohet grupi i trafikantëve, midis tyre edhe shqiptarë

Dhjetë persona janë arrestuar në Monza dhe në disa qytete të tjera të Italisë për trafik të lëndëve narkotike. Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, bëhet me dije se në pranga kanë përfunduar tetë shqiptarë, një italian dhe një shtetas rumun.

Ndalimi dhe më pas arrestimi i trafikantëve është bërë pas lëshimit të urdhrit nga Gjykata e Varezes. Ndaj grupit tashmë të arrestuar rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si heroinë, kokainë dhe marijuanë.

Hetimet që zbuluan grupin e trafikantëve të drogës kanë nisur më 10 nëntor 2016, pas ekzekutimit me armë të dy shqiptarëve, Alban e Agron Lleshaj në zonën e Canegrate.
Shqiptarët të cilët kanë qënë pjesë e këtij grupi janë Kastriot Mehmeti (37 vjeç), Leonard Kalaj (38 vjeç), Pllumb Delaj (40 vjeç), Ilir Aliu (44 vjeç), nipin e tij Xhuliano Aliu (26 vjeç), Ina Çela (24 vjeçe), ndërsa identiteti i dy të tjerëve nuk bëhet me dije.