Ballina Aktualitet Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare

Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare

Një bandë italo-shqiptare është shkatërruar nga anti-droga në Trentino dhe mësohet se të paktën 18 persona janë arrestuar gjatë operacioni “Sciamono”.

Lënda narkotike e shitur nga grupi dallohej për shkallën e lartë të pastërtisë pavarësisht se përzihej me lëndë të tjera si kafeinë, manitol dhe aspirina. Një nga figurat më të rëndësishme dhe funksionale të grupit ishte i riu Vincenzo Marti, i cili merrej me menaxhimin dhe dërgimin e drogës me postë aponedhe duke e blerë direkt nga furnizuesit.

Grupi ishte i lidhur direkt me një ekip të trafikantëve të drogës së “nivelit të lartë” i  vendosur në Milano dhe i kryesuar nga shqiptari Petrit Arapi, shpërndarës droge me një histori qëndrimi në Val di Fiemme që e lejuan atë në kohë të vështira për të vendosur marrëdhënie me Shtëmbarin.

Të gjitha hetimet kanë bërë të mundur zbulimin e episodeve të shpërndarjes së kokainës dhe identifikimin e të paktën 100 klientëve.