Ballina Kronikë Itali, shkatërrohen dy banda shqiptarësh të prostitucionit

Itali, shkatërrohen dy banda shqiptarësh të prostitucionit

Policia italiane ka arritur të shkatërrojë dy banda prostitucioni, duke vënë në pranga anëtarë të dy grupimeve, më së shumti shqiptarë. Bandat merreshin me trafik droge dhe prostitucion në Modena.

Sipas mediave italiane, hetimet kanë zbardhur se ata shfrytëzonin për prostitucion rreth 20 vajza nga Europa Lindore. Nga aktiviteti kriminal, njëri grup arrinte të fitonte deri 180 mijë euro në muaj. Dy grupet shqiptare ishin në rivalitet me njëri-tjetrin dhe madje ishin përplasur edhe me armë.

Sot në mëngjes janë arrestuar disa shqiptarë, anëtarë të dy bandave. Policia e Modenës ka komunikuar se do të dalë në një konferencë për mediat në mesditë e do të japë detaje nga super-operacioni.