Ballina BOTA Itali, shiu çan rrugën, zhduket shoferi

Itali, shiu çan rrugën, zhduket shoferi

Moti i keq me shira të shumtë ka shkaktuar gjatë natës çarjen e rrugës Pontina në rajonin e Lazios në Itali. Një gropë disa metrash është hapur duke “gëlltitur” një automjet që po udhëtonte në ato momente.

Skuadrat e zjarrfikësve kanë rekuperuar mëngjesin e sotëm automjetin e janë në kërkim të personit që e drejtonte, i cili deri me tani rezulton i humbur. Moti i keq gjatë natës ka shkaktuar dëme dhe në territorin e Sabaudias në afërsi të Romës.