LAJME RAJONI SLIDER 1

Itali, Salvini hedh poshtë krijimin e një koalicioni tjetër, ngul këmbë tek zgjedhjet

Thellimi ose zgjidhja e krizës në koalicionin qeveritar mes Lidhjes së Veriut dhe Lëvizjes 5 Yjet pritet të sqarohet më 20 gusht, ditë në të cilën Senati i Parlamentit të Italisë ka thirrur një seancë të veçantë për të diskutuar hapat për të ardhmen. Megjithatë, zëvendëskryeministri Matteo Salvini, që është edhe kryetari i Lidhjes së Veriut, ka theksuar se “zgjedhjet janë zgjidhja më e mirë për vendin.”

Senati refuzoi kërkesën e zëvendëskryeministrit Salvini për një mocion të menjëhershëm mosbesimi kundër qeverisë, në pritje të 20 gushtit për gjetjen e zgjidhjeve alternative, të cilat do të shmangnin zgjedhjet.

Kryetari i Partisë Demokratike, Matteo Renzi, i cili sot është në opozitë, ka paralajmëruar se një proces i ri zgjedhor do e shtynte Italinë drejt recesionit, ndaj sugjeroi formimin e një kabineti të ri. Por, Salvini e ka refuzuar edhe këtë përpjekje për daljen nga kriza. Në fakt, këtë ise e ka hedhur poshtë edhe kreu i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio.

Duket se mosmarrëveshjet mes dy liderëve të mazhorancës, Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio, do ta çojnë Italinë përsëri drejt zgjedhjeve.

admin

Shto nje Koment

Klikoni këtu për të postuar një koment