Ballina Aktualitet Itali, rindërtohet veshi i një fëmije falë stampimit 3D, që pati për...

Itali, rindërtohet veshi i një fëmije falë stampimit 3D, që pati për model veshin e nënës së tij

Stampimi 3D i lejoi kirurgët e ‘Meyer’ në Firence të rindërtonin veshin e një fëmije nga e para, duke marrë modelin veshit të nënës së tij.

Kjo është historia e Lapo-së (një emër fiktiv) një pacient 13-vjeçar nga Toscana, që vuan nga mikrotia, një keqformim i rrallë kongjenital (prek 5 nga 10,000 foshnjat), gjë që çon në mungesë zhvillimi të veshit të jashtëm.

Kirurgu plastik, i cili operoi djalin e vogël, ishte në gjendje të rindërtonte veshin nga një pjesë e vogël e kërceve të kockave të marra nga fëmija, duke u dhënë atyre formën e veshit falë modeleve 3D të stampuara.

Një ndërhyrje e tillë është e para në Itali që përdor këtë teknologji.

Falë një programi të gjeneratës së fundit, një kopje e veshit u stampua në 3D. Për të përcaktuar me saktësinë maksimale të mundshme se çfarë forme do të kishte veshi “natyral” i fëmijës, u mor si model veshi i nënës së fëmijës. Falë skanimeve 3D, ekipi riprodhoi modelin tre-dimensional.