Ballina RAJONI Itali, riaktivizohet vullkani Etna

Itali, riaktivizohet vullkani Etna

Riaktivizimi i vullkanit Etna në Itali ka bërë që të regjistrohen rreth 130 lëkundje tërmeti më e forta e të cilave është me magnitudë katër.

Ndërkohë si pasojë e këtij fenomeni janë krijuar re të mëdha hiri në zonë. Në vullkanin Etna është krijuar një frakturë si pasojë e riaktivizimit të tij në kraterin juglindor, ku janë regjistruar disa shpërthime të njëpasnjëshme. Nga vullkani janë krijuar re të mëdha hiri.

Gjithsesi aeroporti i Katanias vijon punën normalisht. Edhe pse njësia e krizës në aeroport, është në gjendje gatishmërie. Në vullkanin Etna, sensorët e institutit gjeofizik dhe vullkanologjisë së Katanias, kanë regjistruar pas orës 9 të mëngjesit rreth 130 lëkundje tërmeti, më e forta e  të cilave ka qenë me magnitudë katër. Aktiviteti I vullkanit po monitorohet vazhdimisht.