Ballina LAJME Itali, prokuroria e Katanias kërkon 18 vite burg për Moisi Habilajn

Itali, prokuroria e Katanias kërkon 18 vite burg për Moisi Habilajn

Prokuroria e Katanias në Itali, kërkon 18 vite e 8 muaj burg për Moisi Habilajn, i konsideruar si kreu i grupit të trafikut të drogës nga Shqiperia në Itali.

Media italiane shkruan se Prokurori Antonio Bonomo kërkoi dënimin më të lartë për kushëririn e ish ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri. Për lidhje me Habilajt, në Shqipëri po hetohet edhe ish ministri Saimir Tahiri.

Prokuroria e Katanias ka kërkuar gjithashtu 12 vite burg e 4 muaj për Meridian Sulaj, ndërsa ”financieri” i Habiljave, Nazer Seitin rrezikon 6 vite burg. Prokuroria ka kërkuar lirimin nga akuzat për Fatmir Minaj.

Kujtojmë se ekstradimi i Nezar Seitit krijoi përplasje dhe akuza mes mazhorancës dhe opozitës në Tiranë.

Për Antonio Riela, aktualisht i ndaluar, prokurori ka kërkuar 15 vjet burg. Gianluca Spampinato, 10 vjet e katër muaj, Gianluca Passavanti, katër vjet dhe 20 mijë euro gjobë. Për William Patanè, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano dy vjet e katër muaj dhe gjashtë mijë euro gjobë.

Hetimeve italiane, të kryera nga policia vendase, i’u bashkuan më pas me një dosje nga Prokuroria e Krimeve të Tiranës. Sipas mediave italiane, organizata kryente trafikun e droges kryesisht nga deti me anë të anijeve të peshkimit.