Ballina RAJONI Itali, projekti rijetëson lavdinë e Romës Antike në realitet virtual

Itali, projekti rijetëson lavdinë e Romës Antike në realitet virtual

Turi “Roma Reborn” (Roma e rilindur), është projekti i parë që u ofron përdoruesve të saj kudo në botë për të vëzhguar mbi 7 000 ndërtesa dhe monumente siç ishin në vitin 320, me ndihmën e syzeve të realitetit virtual ose një kompjuteri të thjeshtë.

Ky nuk është projekti i parë që na kthen pas në Romën Perandorake, por deri më tani, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Domus Aurea të Nero-s ose Ujërat termale të Caracalla-s, mund të udhëtojnë virtualisht në këto vende mbresëlënëse.

“Ideja e këtij projekti më erdhi ndërmend që në vitin 1974. Isha i vendosur të gjeja një mënyrë për t’i treguar mbarë botës këto monumente të mrekullueshme, por nuk ekzistonte ende teknologjia”, deklaroi për median, drejtori i projektit Bernard Frischer, arkeologu dixhital 69 vjeç.