Ballina KULTURË Itali, politikani dhe shkrimtari Besnik Mustafaj në italisht me librin “Saga e...

Itali, politikani dhe shkrimtari Besnik Mustafaj në italisht me librin “Saga e vogël”

Një libër i ri me autorësinë e një emri të njohur të letërsisë shqiptare ka pasuruar vitrinat e librave italiane. Është libri “Saga e vogël” e autorit Besnik Mustafaj, i cili është botuar në gjuhën italiane me titullin “Piccola saga carceraria”. Libri u prezantua së fundmi në Romë, në praninë e studiuesve e profesorëve universitarë dhe dashamirës të letërsisë shqiptare. Në libër, shkrimtari Mustafaj rrëfen historinë e dhimbshme të dy familjeve shqiptare gjatë periudhës së regjimit komunist brenda mureve të një qelie burgu politik.

Vetë shkrimtari thotë se “unë bëj pjesë në atë brez që e kishte humbur shpresën që do vinte liria.” “Surpriza më e bukur që më ka bërë jeta është ardhja e lirisë, – ka shtuar Mustafaj. – Në Shqipëri nuk po vlerësohet siç është në traditën e popullit tonë e kaluara. Ka një tendencë për ta harruar të kaluarën e afërt dhe, siç thonë dijetarët e mëdhenj, një e kaluar që harrohet rrezikon të përsëritet.”

Libri është vlerësuar edhe nga Mauro Geraci, antropolog, studiues e njohës i mirë i letërsisë shqiptare, i cili e vuri theksin tek rëndësia e njohjes së këtij rrëfimi nga publiku italian.

“Saga e vogël” është botimi i tretë i autorit në gjuhën italiane.