Ballina RAJONI Itali, policia shemb shtëpitë luksoze të klanit Casamonica

Itali, policia shemb shtëpitë luksoze të klanit Casamonica

Forcat e rendit në Romë nisën sot shembjen e tetë shtëpive luksoze të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga klani mafioz “Casamonica”, i njohur për aktet e dhunës.

“Sot nisëm prishjen e dy vilave të para, ndërsa policia bashkiake hoqi mobiljet e fundit nga shtëpitë e zbukuruara me statuja të lara në ar, shandane dhe afreske.

Vala e operacione do të vazhdojë dhe do t’i shembim të tetë vilat. Nuk do të ndalemi derisa ky territor t’u kthehet qytetarëve të Romës,” – shtoi kryebashkiakja Virginia Raggi.

Vilat e ndërtuara pa leje ndodhen në lagjen “Quadraro”, në lindje të kryeqytetit.

Më shumë se 600 oficerë policie u mobilizuan për këtë operacion, i cili u parapri një ditë më parë me largimin e tridhjetë banorëve të këtyre vilave.