Ballina BOTA Itali, policia shemb shtëpitë e mafiozëve në Romë

Itali, policia shemb shtëpitë e mafiozëve në Romë

Pas konfiskimit vjen shkatërrimi. Në kryeqytetin italian, Romë, ka nisur shembja e 8 vilave luksoze që i përkisnin disa eksponentëve të klanit mafioz “Casamonica”.

Rruspat hynë në aksion në praninë e kryebashkiakes Virginia Raggi, që kishte këmbëngulur të ishte e pranishme në fillimin e operacioneve të shembjes.

“Ku do të shkojmë? Do të flemë në shtëpinë e Raggit dhe Salvinit… Ne jemi italianë prej 7 brezash. Ndihmoni të huajt dhe jo italianët”, tha një protestuese.

Megjithatë, kryebashkiakja e Romës që vjen nga “Lëvizja 5 yjet” premton të mos ndalet.
“Nuk do të ndalemi. Do të vazhdojmë përpara deri sa t’ua kthejmë këtë territor qytetarëve. Mes të tjerash keni parë që shtëpitë ishin ndërtuar në mënyrë abuzive.

Shumëkush pyet nëse ato mund të ishin ruajtur për t’u përdorur për një qëllim tjetër, por jo. Ato duhen shembur”, tha Virginia Raggi.

Policia italiane konfiskoi një ditë më parë 8 vila luksoze të anëtarëve të klanit në zonën e Romës, të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Klani “Casamonica”, prej dekadash ka dominuar krimin e organizuar në kryeqytetin italian.