Ballina Aktualitet Itali, policia kap korrierin shqiptar të drogës me 130 mijë euro kokainë

Itali, policia kap korrierin shqiptar të drogës me 130 mijë euro kokainë

Policia e Palermos në Itali ka arrestuar një korrier shqiptar droge me 4.5 kg kokainë të pastër, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e mbi 130 mijë eurove.
Shqiptari me inicialet S. J., është arrestuar ndërsa udhëtonte me automjetin e tij në një nga daljet e autostradës Buonfomello-Termini Imerese, pranë Palermos.

Pas një kontrolli rrugor e me ndihmën e qenit antidrogë Elisir, në automjetin e shqiptarit është gjetur kokaina e fshehur në një vend të modifikuar enkas pranë airbagut në anën e pasagjerit.

Kokaina e cilësisë mjaft të pastër ishte e konfeksionuar në 4 pako me një peshë totale 4.5 kg. Shqiptari S. J., është vënë në pranga e është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.