Ballina BOTA Itali, përurohet busti i Gjergj Kastriot Skëndërbeut në Maschito

Itali, përurohet busti i Gjergj Kastriot Skëndërbeut në Maschito

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko mori pjesë sot në ceremoninë festive të 28 nëntorit në komunitetin arbëresh në qytetin Maschito, në Itali.
Gjatë kësaj vizite ministri është shoqëruar nge kryetarja e bashkisë së Maschitos, Rossana Musacchio Adorisio.

Ministri i Shtetit për Diasporën në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi edhe një herë rëndësinë e të qenit të bashkuar nëpërmjet gjuhës dhe traditave shqiptare. “Jemi shumë, të shpërndarë nëpër botë, kudo, në Australi, Amerikë, Alaskë, Ukrainë etj., dhe është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë t’i mësojmë brezit të ri gjuhën shqipe, kulturën dhe traditat e vendit tonë,” – tha Majko.

Ndërsa kryebashkiakja e Maschitos, theksoi edhe një herë krenarinë e këtij komunitetit për origjinën e tij shqiptare dhe lidhjen e fortë që ruajnë me figurën Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Aktiviteti më i rëndësishëm i kësaj vizite ishte inaugurimi i bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, krijim i skulptorit shqiptar Vladimir Llakaj dhuruar komunitetit të Maschitos nga ministri i Shtetit për Diasporën.
Busti i vendosur në sheshin “San Francesco” do të jetë gjithmonë një shenjë krenarie për prejardhjen e këtij komunitetit.