Ballina BOTA Itali, përndiqte ish-gruan, arrestohet 43-vjeçari shqiptar

Itali, përndiqte ish-gruan, arrestohet 43-vjeçari shqiptar

Policia italiane ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar pasi përndiqte ish-gruan e tij.
43-vjeçari shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua jashtë gjykatës, ku po zhvillohej seanca gjyqësore e divorcit.

Mediat italiane bëjnë të ditur se burri shqiptar përndiqte gruan dhe pas denoncimit të saj në polici, ai u dëbua në Shqipëri por edhe prej së largu vazhdonte që të përndiqte gruan.
Ditën e gjyqit, autoritetet italiane morën informacione se shqiptari ishte kthyer dhe sapo u përpoq të afrohej u arrestua para gjykatës.