Ballina Kronikë Itali, përleshje me thikë, në pranga shqiptari

Itali, përleshje me thikë, në pranga shqiptari

Një shqiptar dhe dy italianë janë përfshirë në një përleshje, që arriti në përdorimin e armëve të ftohta.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në një vend parkimi në Pesaro. Mediat italiane raportojnë se gjithçka ndodhi kur një BMW me dy napoletanë, në përpjekje për të dalë nga parkimi u përplasen me një makinë tjetër, e cila drejtohej nga një 40-vjeçar shqiptar dhe po tentonte të parkonte.

Përplasja mes dy automjeteve ishte shumë e lehtë, duke mos shkaktuar dëme. Megjithatë situata nuk kaloi pa debate, ku dy italianët goditën shqiptarin në fytyrë. Ky i fundit largohet dhe vjen pas disa momentesh dhe sulmon me thikë një prej dy italianëve.

Në vendin e ngjarjes mbërriti ambulanca dhe policia dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.