Ballina LAJME Itali, përdhunuan katër vajza minorene, arrestohen tre shqiptarë

Itali, përdhunuan katër vajza minorene, arrestohen tre shqiptarë

Katër vajza minorene në Itali janë mbajtur të mbyllura dhe janë abuzuar për tre orë nga pesë djem, tre prej tyre shqiptarë dhe dy maroken.

Kjo ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në 14 korrik të vitit të kaluar por pesë të rinjtë janë vënë sot në pranga.

Sipas akuzave, të arrestuarit, të cilët kishin qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit, i kishin mbyllur më pas minorenet në një dhomë dhe i kanë mbajtur aty për tre orë nën kërcënimin se do ti “hidhnin nga dritarja”.

Akuzat e ngritura ndaj tyre janë “ dhunë seksuale në grup”, “lëndim dhe rrëmbim personi”, ndërsa mbi dy minorenët do të rëndojnë edhe akuzat për “mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike”.