Ballina Aktualitet Itali, operacion kundër basteve online me veprimtari të shtrirë dhe në Shqipëri

Itali, operacion kundër basteve online me veprimtari të shtrirë dhe në Shqipëri

Drejtoria e Antimafias e Antiterrorizmit italian ka ekzekutuar mëngjesin e  sotëm një mega operacion i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate të fuqishme kriminale me bazë në territorin e Puglias, Katanias e Calabrias.

Antimafia italiane ka ekzekutuar 68 urdhër arrestime, mbi 80 kontrolle e ka sekuestruar të mira materiale në vlerë 1 miliardë euro në 11 shtete ku përfshihen Shqipëri, Itali, Serbi, Austri, Spanjë, Maltë, Zvicër, Britani e Madhe, Vende të Ulëta, Kuracao dhe Isola di Man.

Shqipëria është kthyer në një nga 11 vendet ku një organizatë e fuqishme kriminale mafioze italiane ka shtrirë aktivitetin e përfitimit të paligjshëm në bastet sportive online.

Akuza ndaj tyre është pjesëmarrja në organizim kriminal mafioz me aktivitet të paligjshëm në bastet sportive online, mashtrim në transferim parash, riciklim e autoriciklim të paligjshëm të ardhurash, si dhe mashtrim tatimor.

Hetimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë së Barit, Katanias e Reggio Calabrias e pas një aktiviteti kompleks investigues cuan në zbulimin e disa grupeve kriminale që përmes metodave mafioze zotëronin e kontrollonin tregun fitimprurrës të grumbullimit të paligjshëm të basteve sportive on line e jo vetëm.