Itali, operacion i gjërë policor antimafia, arrestohen 334 perona, mes tyre edhe politikanë

0
1

Gjatë një operacioni të gjerë policor, të zhvilluar në Itali gjatë 48 orëve të fundit, autoritetet kanë vënë në pranga 334 persona, mes të cilëve, politikanë, avokatë, financierë, zyrtarë të shtetit dhe biznesmenë. Njëkohësisht, bëhet e ditur se janë sekuestruar edhe pasuri me vlerë 15 milionë euro.

Mes të arrestuarve është edhe ish-deputeti dhe ish-senatori i Forza Italia, Giancarlo Pittelli.

Operacioni është në vazhdën e një hetimi që zgjati disa vite dhe që u zhvillua në disa rajone të Italisë, që nga Kalabria deri në Piemonte. Në kuadër të operacionit, disa prej të arrestuarve u vunë në pranga në Gjermani dhe Zvicër.

Në operacion morën pjesë më shumë se 2500 forca të Policisë së Shtetit dhe Karabinierisë. Mediat italiane kanë raportuar se operacioni është ndër më të mëdhenjtë e zhvilluar në territorin italian dhe kishte si qëllim identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të klanit mafioz Ndragheta.