Ballina LAJME Itali, operacion i gjërë antimafia, 32 të arrestuar në Siçili

Itali, operacion i gjërë antimafia, 32 të arrestuar në Siçili

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, autoritetet italiane kanë nisur ekzekutimin e urdhër-arrestime për 32 persona të akuzuar për krijim organizatash mafioze me aktivitet në trafikun e lëndëve narkotike, rrëmbim personi, armëmbajtje pa leje, zjarrvënie të qëllimshme e kërcënim të dhunshëm.

Operacioni, i drejtuar nga Prokuroria e Antimafias, është shtrirë në gjithë territorin e ishullit të Siçilisë. Gjatë ditës priten të zbardhen detajet e operacionit dhe identiteti i 32 të arrestuarve, mes të cilëve dhe bosi i një familje mafioze në Agrigento.