Ballina Uncategorized Itali, operacion antidrogë gjatë natës, arrestohet shqiptarja dhe dy vëllezërit e saj

Itali, operacion antidrogë gjatë natës, arrestohet shqiptarja dhe dy vëllezërit e saj

Gjatë një operacioni anti drogë të zhvilluar gjatë natës në Itali janë arrestuar 10 persona.

Mësohet se janë lëshuar gjashtë urdhër arreste për burgim, 4 për arrest shtëpie, 13 për hetim për një trafik droge të organizuar nga shqiptarë dhe italianë.

Rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm 10 persona, banues në Termoli, janë dërguar në paraburgim ose me masa të tjera shtrënguese.

Mbi këta persona rëndon akuza e pjesëmarrjes në grupe kriminale që synojnë trafikun e drogës, marihuanën, por më së shumti, kokainën dhe heroinën.

Në total janë 13 të dyshuar, nga të cilët 5 gra, njëra italiane dhe tjetra shqiptare me banim në Campomarino bashkë me dy vëllezërit e saj, edhe ata të ndëshkuar.