Ballina BOTA Itali, nuk pranonte ndarjen, gruaja i hedh acid ish-të dashurit.

Itali, nuk pranonte ndarjen, gruaja i hedh acid ish-të dashurit.

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur një 30 vjeçari në Itali. Pas zënkës me të dashurën e tij, në mes të rrugës në Lenjano, ka përfunduar me djegie të rënda në trup dhe fytyrë. Shkak është bërë sulmi direkt me acid ndaj tij.

Ngjarja ka ndodhur pas një zënke sepse, vajza nuk dëshironte të pranonte fundin e lidhjes së tyre. Pas ngjarjes , 38 vjeçarja është vetëdorëzuar në polici.

Djali nga ana tjetër ka dëmtime të rënda estetike dhe fizike. Ka dëmtime në fytyrë,gjoks e trup dhe rrezikon të humbasë një sy.

Ky nuk është rasti i vetëm i sulmit me acid. Në Europë së fundmi ky fenomen është rritur shumë duke detyruar shtetet të modifkojnë legjislacionin për të rritur dënueshmërinë e veprimit që sjell dëme të pariparueshme fizike ose humbjen e jetës.