Ballina RAJONI Itali, nuk ka tërheqje përballë Brukselit, buxheti nuk ndryshon

Itali, nuk ka tërheqje përballë Brukselit, buxheti nuk ndryshon

Qeveria italiane ka refuzuar kushtet dhe kërkesat e Komisionit Evropian dhe pritet që buxheti i vitit 2019 të miratohet pa asnjë ndryshim.

Sipas qëndrimeve të koalicionit qeverisës, të përbërë nga Lega dhe Lëvizja 5 Yjet, buxheti kundër masave shtrënguese do të gjenerojë rritje ekonomike dhe, rrjedhimisht, do të reduktojë edhe borxhin dhe deficitin public.

Kryeministri Giuseppe Conte priti dje në mëngjes dy zëvendëskryeministrat Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio, ku gjasat janë që qëndrimi i Romës të mos ndryshojë. Autoritetet evropiane, të mbështetura nga e gjithë eurozona, kritikojnë buxhetin italian që parashikon një deficit prej 2,4 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2019 dhe 2,1% në vitin 2020.

Më datë 23 tetor, ky projektbuxhet u kundërshtua nga Komisioni Evropian, hera e parë që kjo ndodh në historinë e Bashkimit Evropian.