Itali/Një djalë dhe një vajzë e re shqiptare në pranga, tregëtonin kokainë të pastër

61

Një djalë 25 vjeç dhe një vajzë 22 vjeçe janë arrestuar nga policia italiane në një zonë fushore në Marche.

Nga dy të arrestuarit u identifikua vetëm djali me iniciale R.A., ndërsa për vajzën nuk ka më shumë të dhëna në lidhje me identitetin e saj.

Ata u kallëzuan nga një qytetar i zonës, i cili kishte vënë re lëvizje të dyshimta të një automjeti.

Policia “u sul” drejt makinës, por nuk gjeti asgjë. Ajo që i vuri në pranga shqiptarët ishte një sasi prej rreth 300 gram kokainë e pastër e gjetur e fshehur në tokën bujqësore.

Në apartamentin e djalit u sekuestrua një sasi prej 50 gram kokainë e pastër e paketuar pjesërisht, ndërsa në çantën e vajzës u gjendën 1000 euro.

Para të tjera u gjetën edhe në apartament.