Ballina Kronikë Itali, në pranga tre shqiptarë, akuzë për 100 raste vjedhjesh

Itali, në pranga tre shqiptarë, akuzë për 100 raste vjedhjesh

Policia italiane ka vënë në pranga ditën e sotme tre shqiptarë të cilët akuzohen për mbi 100 raste vjedhjesh e grabitjesh, aktivitet ky i shtrirë në disa zona të shtetit fqinj kryesisht në krahinat e Pordenone dhe Trevisos.

Mediat italiane bëjnë me dije se të arrestuarit funksiononin si një bandë e strukturuar, e cila përmes këtij aktiviteti të paligjshëm përfitoi mbi 1 milion euro.

Tre të rinjtë që mbetën të arrestuar janë identifikuar si Darjel Prushi, i lindur në Krujë, Nikoll Dobrozi i lindur në Mamurras dhe Edmond Et’hemaj, i lindur në Peqin.

Gjithashtu grupi i shqiptarëve i cili u shkatërrua gjatë ditës së sotme, kryente edhe vjedhje argjendarish dhe prej aty merrnin bizhu me vlerë të madhe.