Ballina Kronikë Itali, në pranga shqiptari, lëndë narkotike e mijëra euro

Itali, në pranga shqiptari, lëndë narkotike e mijëra euro

Policia italiane ka arrestuar mëngjesin e sotëm një 33-vjeçar shqiptar, i cili u kap gjatë një kontrolli rutinë në rajonin Liguria me lëndë narkotike dhe 12 700 euro.

Mediat vendase raportojnë se gjatë kontrollit shqiptarit u gjet 200 gram hashash dhe 11 gram kokainë instrumente të ndryshme të përshtatshme për prerjen dhe paketimin e drogës, si dhe një shumë parash prej 12 700 euro.

Ndërkohë, mësohet se është duke u hetuar për zbulimin e personave të tjerë që kanë lidhje me këtë aktivitet kriminal.