Ballina Kronikë Itali, në pranga shqiptari i kapur me drogë

Itali, në pranga shqiptari i kapur me drogë

Një shqiptar i kapur me drogë është arrestuar gjatë ditës së sotme në Itali.

Pas një aksioni rutinë, autoritetet ndaluan shqiptarin që po udhëtonte me një makinë luksoze dhe pas kontrolleve atij iu gjet një sasi kokaine e futur në paketën e cigareve.

Në pranga përfundoi një  50-vjeçar shqiptar që jetonte në Bastia, por veprimtari e tij nuk ishte e panjohur më parë nga policia.

Pas kontrolleve në makinë, policia shkoi edhe në shtëpinë e tij ku gjeti një peshore elektronike si dhe 3450 euro. Gjithashtu pjesë e sekuestrimit ishte edhe makina e tij luksoze .