Ballina Aktualitet Itali, në pranga i riu shqiptar, me drogë dhe tre mijë euro

Itali, në pranga i riu shqiptar, me drogë dhe tre mijë euro

Një 34-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi kokaine me një vlerë të konsiderueshme.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ende, mbante me vete 70  gram kokainë si dhe një sasi tjetër momentare.

Siç raportojnë mediat lokale në Itali, sasia e parave që kishte shqiptari i arrestuar përllogaritej në tre mijë euro.

Nuk jepen detaje të tjera për këtë operacion, por ndërkohë hetimet kanë nisur për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë.